50 talentet e Europës, UEFA radhit edhe 20-vjeçarin e Kombëtares

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 11:51 | Futboll
50 talentet e Europës, UEFA radhit edhe 20-vjeçarin e

UEFA ka botuar në faqen e saj zyrtare një listë me 50 talentet më të mëdha në Europë nën 21-vjeç, dhe mes tyre ndodhet edhe një futbollist që vesh fanellën e kombëtares kuqezi.

Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, mbrojtësin që mrekulloi në Serie A te Verona, dhe u transferua këtë sezon me Romën. UEFA në përshkrimin e tij e cilëson si “element solid, admirues i Chiellinit, që po e tregon veten në kryeqytetin italian”.

Përtej Kumbullës, në listë ndodhen vetëm 6 lojtarë të tjerë nga Serie A, si shoku i tij i ekipit Calafiori dhe talenti norvegjez i Milanit Hauge.

Në listën e UEFA, ndodhen talente tashmë të njohur, si “fenomeni” 17-vjeçar, Jude Bellingham i Dortmundit, për të cilin ekipi i tij i mëparshëm, Birmingham, tërhoqi fanellën pas transferimit, kolegu i tij Youssoufa Moukoko, lojtari më i ri debutues në Champions League, talenti i Bayern Munich, Jamal Musiala, dhe ai i Barcelonës, Pedri.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos