
Pasi fitoi të drejtën për t’u rikthyer në merkato, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, Partizani bën goditjen e parë.
Mësohet se “Demat e kuq” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Stenio Junior, ish-futbollistit të Shkëndijës së Tetovës, i cili nga janari i kaluar ka qenë pjesë e Riga-s në Letoni.
Në 6 vite me Shkëndijën, Junior arriti të shënojë 40 gola, duke qenë një nga elementët më kryesorë të sukseseve të skuadrës tetovare, si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në kupat e Europës.
Sulmuesi brazilian shihet si një forcë e shtuar për skuadrën e Dajës për pjesën e mbetur të këtij kampionati. (A2 Televizion)