All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

500 mijë viktima nga koronavirusi në Brazil, ekspertë: Më e keqja ende nuk ka ardhur

Nga A2 CNN
20 Qershor 2021, 10:50 | Bota
500 mijë viktima nga koronavirusi në Brazil, ekspertë: Më e
All - Paragraf - 1

Brazili është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi, ndërkohë që bilanci i humbjeve të jetëve ka arritur në 500 mijë që nga nisja e pandemisë.

Ekspertët e shëndetit, megjithatë, i tremben një përkeqësimi të situatës, pavarësisht se shifrat në vendet e tjera të botës janë në rënie, për shkak të fushatës së dobët të vaksinimit dhe mbërritjes së dimrit.

All - Paragraf - 3

Virusi vijon të përhapet me ritme të shpejta, ndërsa presidenti Bolsonaro refuzon të rikthejë masat anticovid.

Kreu i institutit të shëndetit “Fiocruz” shprehet se situata është kritike pasi vetëm 15% e të rriturve janë vaksinuar.

Presidenti Bolsonaro prej kohësh ka qenë në qendër të kritikave për mënyrën se si i është përgjigjur pandemisë dhe organizimin e dobët të fushatës së vaksinimit. Ai është shprehur se masat e karantinimit do të kishin një impakt shumë të madh në ekonomi që do të shkaktonte më shumë dëme se virusi.

All - Paragraf - 6

Ndërsa opozita e akuzon presidentin se ka vonuar qëllimisht porositjen e vaksinave për arsye politike dhe se e ka nënvlerësuar ashpërsinë e pandemisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos