Pandemia ka ndalur çdo gjë, por jo ata që ikin nga lufta dhe përndjekjet, Turqia destinacioni kryesor

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 18:59 | Bota

“Gjatë pandemisë, gjithçka ka ndalur, përfshirë ekonomitë, por luftërat, konfliktet, dhuna, diskriminimi dhe persekutimi kanë vazhduar”. Kjo është fjalia e trishtë që përmbyll raportin Global Trends të Unhcr, agjencisë të OKB-së për refugjatët.

Shumë shpëtojnë në vendet kufitare, por ka edhe të tjerë që spostohen brenda vendit, siç ndodh në vende si Etiopia, Sudani, Afganistani dhe Kolumbia.

Rikthimi në shtëpitë e tyre po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një mision të pamundur. Vetëm 34 mijë të tillë kanë pranuar të fillojnë një jetë të re po në vendin nga ku dikur u larguan.  

Vendet e origjinës së emigrantëve në botë janë kryesisht Siria (6.7 milion Venezuela (4 milionë), Afganistan ( 2.6 milionë), Sudani i Jugut (2.2 milionë) dhe Myanmar (1.1 milion).

Ndërkohë, destinacioni kryesor i tyre mbetet për të shtatin vit radhazi Turqia, që pret 3.7 milionë refugjatë, i ndjekur nga Kolumbia, që pret 1.7 venezuelas, Pakistani (1.4 milion), Uganda (1.4 milion) dhe Gjermania (1.4 milion).

Sipas OKB-së, janë 82 milionë personat që në botë i kanë ikur persekutimeve dhe luftërave, 3 milionë më shumë se viti 2019, i cili në vetvete cilësohej si rekord. Ballafaqimet me dekadën e mëparshme janë të pamëshirshme, në tregimin e përkeqësimit të situatës, nga momenti që shifrat janë pothuajse dyfishuar.

Duke shkuar edhe më në thellësi, 42% e këtyre personave kanë më pak se 18 vjeç. Disa prej tyre nuk njohin asgjë përtej kampeve të refugjatëve. Nga viti 2018 deri më sot, janë më shumë se 1 milion fëmijët e lindur me statusin e refugjatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos