
Pak javë më parë diskutonte mbijetesën, por tashmë Kastrioti e sheh veten vetëm 6 pikë larg zonës së Europës.
Krutanët arritën të marrin fitoren e 6 radhazi në Kategorinë Superiore, duke mposhtur këtë të diel edhe Tiranën kryesuese me një supergol nga Onanuga, në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Ndërkohë, fitore mbijetese arritën Teuta e Egnatia, që mundën me nga një gol përkatësisht Dinamon dhe Skënderbeun. (A2 Televizion)