Jorginho bëhet qesharak, bën sërish gafën që la Italinë jashtë Botërorit – VIDEO

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 18:37 | Futboll

Ishte minuta e 90-të kur Jorginho kishte fatet e kualifikimit të Italisë në Botërorin e Katarit, por gaboi duke ekzekutuar një penallti “fëmijërore” ndaj Zvicrës në ndeshjen e mbyllur 1-1, e cila i dha më tej mundësi miqve që të shkonin ata në Botëror.

Por mesfushori 30-vjeçar me origjinë nga Brazili nuk zë mend, edhe pse ishte një nga kandidaturat për “Topin e Artë”.

Të njëjtën gafë, ai e ka bërë edhe në ndeshjen e kësaj të diele me Chelse-n. Në minutën e 87, Lukaku fitoi një 11-metërsh dhe mesfushori ekzekutoi totalisht keq penalltinë, e cila u prit me lehtësi nga portieri. Por për fatin e mirë të “bluve të Londrës” dhe të italianit, këtë herë ishte Pulisic që i dha fitoren skuadrës së Chelsea-t, teksa realizoi në minutën e 90 të sfidës ndaj West Ham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos