6 Kupa Europe si askush tjetër, ndërron jetë legjenda e Real Madrid

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 11:01 | Futboll

Francisco Paco Gento López, futbollisti i vetëm që ka fituar 6 Kupa Europe në histori, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Sulmuesi i majtë, i cili njihej për shpejtësinë dhe aftësinë për të dribluar me lehtësi kundërshtarët, ka qenë pjesë e Realit të Madridit që fitoi 5 tituj europianë radhazi (1955-1960), ku bënin pjesë edhe Alfredo di Stefano apo Ferenc Puskas.

Gjithashtu, gjatë karrierës së tij, ai ka fituar edhe 12 kampionate spanjolle, 2 Kupa dhe 1 Kupë Ndërkontinentale.

“Paco” Gento është sot futbollisti me më shumë trofe të fituara me Real Madrid (23), i barazuar nga Marcelo vetëm para disa ditësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/12/real-madrid-marcelo-mund-te-barazoje-rekordin-historik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos