Gati rikthimi në Premier League, Brentford i ofron kontratë 6-mujore Eriksen

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 18:15 | Futboll
Gati rikthimi në Premier League, Brentford i ofron kontratë 6-mujore

Christian Eriksen nuk kërkon të humbë kohë. Mesfushori synon të rikthehet sa më shpejt në fushat e lojës, me ëndrrën që të luajë në Kupën e Botës në Katar me përfaqësuesen e Danimarkës.

Për këtë arsye, ai po projekton rikthimin në Premier Ligën angleze, ku alternativa është Brentford.

Klubi londinez i ka ofruar Eriksen kontratë 6-mujore, me opsion rinovimi edhe për sezonin tjetër, teksa negociatat janë drejt fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos