6 orë në lumin e mbushur me krokodilë, vëllezërit shpëtojnë kamionistin

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 11:06 | Bota

Në një skenë të denjë për filmin “Mission Impossible”, dy vëllezër janë konsideruar heronj pasi kanë arritur të shpëtojnë me helikopter një kamionist, i cili kishte përfunduar në mes të një lumi me rrjedhë të “tërbuar” e të mbushur me krokodilë.

Piloti i helikopterit Taru Carr-Hartley, 22 vjeç dhe vëllai i tij i vogël Roan, 20 vjeç, arritën të realizojnë operacionin tejet të vështirë, teksa punojnë për ruajtjen e jetës së egër në Parkun Kombëtar Tsavo East në Kenia.

Kamionisti ishte aksidentuar dhe përfundoi në lumin Galana, i tmerruar nga rrjedha e ujit dhe nga krokodilët, ai qëndroi i bllokuar për rreth 6 orë. Më pas, një telefonatë mbërriti në organizatën “Sheldrick Wildlife Trust” ku u kërkua një helikopter për të kryer shpëtimin.

Dy vëllezërit, që zakonisht ruajnë elefantët dhe rinocerontët, u nisën menjëherë për në vendngjarje dhe me guxim, ku rrezikuan edhe jetën e tyre, shpëtuan kamionistin e pashpresë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos