Rusët dhe ukrainasit përleshen dhe jashtë kufijve, sherr gjatë samitit në Turqi

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 09:37 | Bota
Rusët dhe ukrainasit përleshen dhe jashtë kufijve, sherr

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës është zhvendosur për herë të parë jashtë kufijve, ku përfaqësuesit e dy delegacioneve janë përleshur me njëri-tjetrin gjatë punimeve të samitit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi që mbahet në Ankara.

Gjithçka nisi kur një anëtar i parlamentit të Ukrainës tentoi të ndërpriste fjalën e anëtares ruse, e cila mbante në kostum një simbol të të ashtuquajturit “operacion special”.

Deputeti ukrainas iu afruar Ola Timofeevës dhe tentoi të shpaloste pas saj flamurin verdheblu, por u ndalua nga anëtarët e tjerë të delegacionit, duke shtyrë me forcë njëri-tjetrin.

Më pas, drejtuesi i seancës vendosi të ndërpresë punimet e samitit dhe të marrë masa ndaj personave të përfshirë në konflikt. (A2 Televizion)

https://twitter.com/anadoluagency/status/1654153778952642560

A2 CNN Livestream

Latest Videos