
Një bilanc negativ është regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut përsa i përket viktimave dhe personave të infektuar me koronavirusin e ri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 6 persona kanë humbur jetën së fundmi nga Covid-19 duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja me koronavirus, ku qytetet më të prekura janë Shkupi dhe Kumanova.
Mediat maqedonase raportojnë se nga koronavirusi është prekur dhe një deputete, por ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. (A2 Televizion)