
Mediat maqedonase raportojnë se nga mbrëmja e djeshme 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vend.
Viktimat janë nga Kumanova, fshati Labunishtë i Strugës, fshati Cellopek i Tetovës dhe nga Shtipi. Me zhvillimet e reja numri total i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 24.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 dhe 30 prej tyre janë shëruar. (A2 Televizion)