
Vijojnë të rritet me ritme të ndjeshme numri i personave të rinj të prekur me Covid-19 në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 586 teste të realizuara në 24 orët e fundit, ashtu si një ditë më parë, 49 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Gjithashtu janë raportuar dhe 2 viktima të tjera, duke e çuar numrin total të viktimave në 34. Deri tani në Maqedoninë e Veriut raportohen 760 persona të infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina. (A2 Televizion)