
Një lum kritikash vërshoi në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në seancën e parë të kuvendit pas pushimeve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se njerëzit që flasin për rrëzimin e qeverisë janë pjesë e kabinetit. Ai foli gjithashtu edhe për problemin e largimit të punonjësve profesionistë nga Kosova.
“Dy vitet e para i ke kaluar më 14 shkurt, e dy të tjera me frikën që po rrëzohesh. Në fakt njerëzit e vetëm që sot flasin për rrëzimin e qeverisë janë tek ti në kabinet. Përveç nëse dëshironi që këto kriza t’i shfrytëzoni për ikje të përgjegjësisë, por aty s’mund t’ju ndihmojmë, atëherë aty jeni vet. Të dhënat në vend tregojnë se 44 mijë kosovarë kanë lëshuar Kosovën gjatë qeverisjes së tijtë parë 2021, e 61 mijë të tjerë gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Pra, nga10 mijë punëtorë po i humbi çdo muaj. A është kjo shpresa e premtuar për qytetarët e Kosovës, kjo më nuk është gjendje normale”, tha Abdixhiku. (A2 Televizion)