
655 vetë kanë humbur jetën në Spanjë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 4089 numrin total të viktimave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56000 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid-19 në vend, 8578 se sa një ditë më parë. Madridi mban rekordin për raste të reja, plot 2569, dhe 265 viktima. Në kryeqytet është edhe numri më i madh i rasteve në gjendje të rëndë, plot 1221 pacientë, raportojnë mediat spanjolle.
Për të përballuar krizën shëndetësore që ka kapluar vendin, duke e shndërruar në një prej më të prekurve në botë nga koronavirusi që shkakton Covid-19, qeveria ka arritur të marrë miratimin në Parlament për masat ekonomike. Ndërsa gjatë ditës, Kryeministri Pedro Sanchez, do të përpiqet, raporton “El Pais”, të bindë liderët e tjerë të Bashkimit Evropian që të dakordësohen për një përgjigje të përbashkët ndaj koronavirusit, gjatë punimeve të samitit virtual. (A2 Televizion)