7 kandidatët e primareve në njësitë 1 e 2, kërkojnë votat e demokratëve: Duhet të jemi të bashkuar  

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 13:01 | Politikë
7 kandidatët e primareve në njësitë 1 e 2,

Shtatë kandidatët për primaret e PD-së në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës kanë nisur sot prezantimin në njësitë bashkiake 1 dhe 2 në kryeqytet, duke kërkuar votat e demokratëve dhe duke shpalosur pikëpamjet e tyre nëse zgjidhen për të kandidatura për bashkinë më të madhe në vend.

Prezantimin e nisi e para Adriana Kalaja e cila premtoi program social në mbështetje të shtresave në nevojë dhe

“Kam program për ndihmën sociale, shtresat në nevojë moshat e treta, kam program për nënat e vetme. Transporti publik, kinematë bibliotekat, cirku dhe Teatri i Kukullave të jenë falas jo vetëm për fëmijët por edhe për moshën e tretë. Respekti ndaj familjarëve që kanë ndërruar jetë dhe po përbalten nga mënyra si administrohen varrezat publike. Kam program që do t’i shërbejë një Tirane në normalitet për një periudhë 100-vjeçare. Një fokus të veçantë për sistemin e kafshëve të rrugës në qendër rehabilitimi në spital për katërputroshat. Kërkoj votën tuaj me shumë përulje. Motoja ime ta kthejmë Tiranë në shtëpinë tonë, në familjen tonë”.

I dyti në radhë ishte Belind Këlliçi i cili theksoi se aktte e para pas 14 majit nëse fiton garën në primare dhe nëse zgjidhet kryebashkiak, aketet e para që do të marrë janë transparenca në çështjen e inceneratorëve, rihapja e hetimeve për Ardit Gjoklajn dhe çuarja para përgjegjësisë e Erjon Veliajt, që sipas tij është pasuruar nga aferat korruptive.

“PD vjen me model shprese e gare, janë 7 kandidatë para demokratëve e simpatizantëve të opozitës ndryshe nga modeli i betonizimit secili nga ne vjen me një ofertë dhe vjen si ekip.  Në fund të procesit ne të jemi bashkë dhe si ekip të përballemi me veliajn në 14 maj. Duke parandaluar Veliajn parandalojmë një model më të keq se Rama. Tirana fushëbeteja kryesore. Veliaj e ka pamundësuar jetesën normale në kryeqytet. Në 2021 janë dhënë 1.6 mln m2 leje ndërtimi. Në 6 muajt e parë të këtij viti ka dhënë 1.2 mln metër katror leje ndërtimi beton. Tirana sot është e pajetueshme dhe e pisët edhe pse paguajmë 80 mijë euro në ditë për të pastruar qytetin dhe ricikluar mbetjet në një incenerator që nuk ekziston. Kemi përballë një makineri financiare. Si ka mundësi Veliaj që është  i pasur është ia psur se është i korruptuar. Nëse bëjmë betejë të vërtetë do hapim një diapazon tjetër marr mesazhe nga punëtorë bashkiakë që duan të votojnë kundër Veliajt. Se puna e tyre është kthyer në share dhe like në rrjete sociale. Pas 14 majit aktet e para do të jenë ato të transparencës për inceneratorin e Tiranës dikush duhet të mbajë përgjegjësi, Veliaj i ka hapur rrugën. Nuk do harroj çështjen e Gjokljat, do të kërkoj rihapjen e hetimeve. Veliaj duhet të mbajë përgjegjësi për aferat korruptive”.

Pedagogia Enkelejda Fejzo i mëshoi bashkimit të demokratëve dhe shprehu vizionin e saj nëse zgjidhet për të garuar përballë Veliajt.

“Ky proces do të sjellë atë që kurrë nuk e kemi besuar që vota i takon anëtarit. Të gjithë demokratët duhet të jenë të bashkuar. 24 vjet që aderoj në PD. I ka ardhur koha pd të pranojë një frymë të re dhe unë jam e re. Jam e gatshme që nëse nuk ndodh të shkoj deri në 14 maj të jap arsenalin tim akademik e dashamirësinë për të sjellë PD që nuk po i qesh më buza. Familja në rrezik, atdheu në rrezik, arsimi në rrezik. A duhet të rrimë kështu? Demokratët të dëgjojnë njëri tjetrin dhe mesazhet që japim. Demokratët të jenë të bashkuar.Rrugët dytësore të harruara, qendra rihabilitimi, gratë e dhunuar dhe moshat e treta”.

Ndërsa kandidati Merkoçi kërkoi votën e demokratëve për t’u përballuar me Erjon Veliajn, duke theksuar se kauzat e tij e mundin kryebashkiakun aktual. Ai tha se kurrë nuk është korruptuar kurrë edhe nënë kërcënimin e armës, por

“Unë nuk jam për fjalë jam për vepra. Kam kërkuar reformën në drejtësi që në 2013, por edhe i pari që e kundërshtova se ishte reformë e Soros.  Sot jemi në diktaturë, kam ngritur zërin për inceneratorin para 3 vjetësh dhe askush nuk foli. Edhe për portin e Durrësit po ashtu. Unë di të ndërtoj kauza. Të bëj politikë jo të merrem me konstatime. Kam ngritur kauzën tjetër sot minimumi jetik. Kam 3 javë që dal para kryeministrisë unë do ta vazhdoj se është në të mirë të popullit. Askush nuk jep zgjidhjen unë jap zgjidhjen. Për 32 vjet edhe me pistoletë në kokë nuk jam korruptuar kurrë, nuk jam shitur e blerë nuk kam pasur asnjë post politik dhe unë do vazhdoj luftën kundër komunizmit. Kauzat e mia janë të gjithë popullit e kombit, nuk e them e iki, por ua kërkoj burrërisht votën dhe hedh Erjon Veliajn. Nëse keni dëshirë, bujrum. Unë jam ai që e hedh Erjona Veliajn”.

Edhe ish-deputeti Gerti Bogdani i mëshoi bashkimit të demokratëve dhe apeloi për të dalë përtej votës tradicionale dhe marrjes së mbështetjes qytetare.

“Tirana është kthyer në qytet të pajetueshëm për të gjithë ne. Mbi 100 leje ndërtimi në muaj firmos, veliaj, nuke ka ndërmend të ndërtojë shkolla. Ka ardhur koha të respektohen banorët e Tiranës.  Paratë nuk investohen por vidhen. Ka ardhur koha të hetohet çdo qindarkë e hedhur abuzivisht me afera korruptive në Bashkinë e Tiranës. Një transport publik falas për arsimin parashkollor, të zgjidhet parkimi jo vetëm në qendër por edhe në lagje. Jetojmë si në Kandahar dhe paguajmë parkim si në Bruksel. Bashkia të veshë pallatet dhe t’i bëjë eficentë për energjinë. Tirana të ndërtohet sot për nesër. Të hyjmë aty ku banorët jetojnë. Ka ardhur koha ta sjellim këtë ndryshim. Shihini këto primare si një proces, jo për 4 dhjetorin  është vota për 14 majin dhe zgjidhni atë që ju sjell fitore që ju frymëzon dhe sjell bashkim. Duhet të dalim përtej votës sonë tradicionale të marrim mbështetjen qytetare”.

Doktori Ilir Alimehmeti rigjallëroi fushatën e të ndjerit Sokol Olldashi 15 vjet më parë ku propozoi mekanizmin e ekuilibrit dhe kontributeve.

“Si duhet të fitojmë ne? Na duhet bashkim i votave të demokratëve, pa qenë të bashkuar nuk arrijmë dot në 14 maj duhet ta shohim të vërtetën në sy , na duhet vota dhe jo vetëm e shoqërisë civile. Gjeni se kush nga ofertat do ta bëjë dhe vendosni me zemrën tuaj për familjen tuaj.  I pari element transparenca, Urbanistika . Kurrë në jetë nuk kam punuar vetëm, kam punuar me ekspertë por edhe me njerëz. Fusha e taksave që na vret të gjithëve.  Kujtoj fushatën e 15 vjetëve të të ndjerit Olldashit ku propozoi dhe unë do ta rigjallëroj mekanizmin e ekuilibrit dhe kontributit sepse karriera e çdo anëtari duhet të bazohet mbi inventarin e kontributeve. Tirana nuk është e pushtuesve, është e jona”.

Për Julian Dedën, thelbësore është çrrënjosja  e modelit të Erjon Veliajt si politikan, ndërsa shprehu bindjen se kandidati demokrat do t’i fitojë zgjedhjet e 14 majit.

“Ngjarja më e bukur që i ka ndodh PD në 9 vjet. Ajo që kam bërë më së miri është që kam shërbyer, shërbimin e kam parësor. Ne duhet të luftojmë shumë jo kundër Veliajt si person, por modelit të tij si politikan. Të çrrënjosim modelin e tij si politikan. Njëri nga ne do të shkojë në bashki, se kush e vendosni ju me votën tuaj. Unë dua të më njihet kontributi dhe ju tu njihet kontributi. Të zhdukim modelin e lëpirjes, hajdutërisë, pedolifisë politike ai shfrytëzon fëmijët për vota. Ne duhet ta zhdukim menjëherë. Ne duhet të zhdukemi nga ekranet por të jemi në terren duke u larguar nga fasada largohemi nga modeli i atj. Mungojnë shërbimet minimale. Gjëja më e rëndësishme e humorit është serioziteti. Ne jemi shumë të stresuar sytë na shohim shumë shëmti në këtë qytet, të bashkojmë të gjitha energjitë dhe të kthejmë buzëqeshjen këtij vendi. Vizion kemi ne e rëndësishme është që të besojmë që këto zgjedhje ne do t’i fitojmë. Tirana është e të gjithë shqiptarëve, prandaj kemi për detyrë të japim kontribut për Tiranën. Nëse do jem unë fituesi të 7 këta do t’i kem në krah të djathtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos