
Nga Vlora kryeministri Edi Rama ka sulmuar PD të Sali Berishës me akuzën që po kërkon të stabilizojë vendin. Ndërsa për vlonjatët ka premtuar t’i hapë aeroportin në fund të 2024 si dhe ta kthejë në një pikë të rëndësishme për prodhimin e energjisë. Socialistët ishin kujdesur që kryetarit të tyre të mos i mungonte mikpritja festive, si një mënyrë për t’i treguar atij që vlonjatët nuk i mbajnë mëri për zgjedhjen e një viti më parë, ku në vend të Vlorës zgjodhi mandatin e Durrësit.
“Ky trëndafil do të jetë për 10 vitet e ardhshme të PS në qeveri”, tha ai.
Vlora shihet nga qeveria si një lokacion për të eksploruar për prodhimin e energjisë. Ndërsa Rama zbuloi edhe për marrëveshjen që ka rënë dakord me presidentin e Azerbaxhajnit.
“Po tentojmë të lidhim Vlorën me TAP-in. Kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit për të ndërtuar një rafineri nafte”, shtoi ai.
Kryeministri kishte edhe një premtim paraelektoral për vlonjatët, duke ju siguruar atyre që do t’u vë në dispozicion edhe mundësinë për të fluturuar.
“Fluturimin e parë në fund të 2024-ës”.
Edi Rama nuk i kurseu as në këtë takim kundërshtarët e tij politikë për çështjen e portit të Durrësit. Por para se të sulmonte opozitën kërkoi ndjesë që kishte rënë pre e lajmeve të rreme për Kroacinë, edhe pse kjo është hera e dytë, pas rastit të parë me Zvicrën.
“Flasin këta që e dhanë me një euro Shqipërinë”.
Nga Vlora për paratë ruse kryesocialisti amnistoi Lulzim Bashën duke e drejtuar gishtin vetëm drejt Sali Berishës.
“Ku kishte Lul, Luli në gjumë, Këto sulme të kreut të qeverisë nuk e kanë penguar PD që të thërrasë qytetarët në shesh me 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zbarkojnë krerët më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër”. (A2 Televizion)