7 persona humbën jetën në Korenë e Jugut pasi mbetën të bllokuar në një parkim nëntokësor si pasojë e përmbytjeve që solli tajfuni Hinnamnor.
Viktimat kishin shkuar për të marrë makinat e tyre, por rritja me shpejtësi e nivelit të ujit e bëri të pamundur që të dilnin prapë. Ekipet e kërkim shpëtimit bënë me dije se vetëm dy persona mbijetuan pasi u kapën në tubacionet e tavanit.




Stuhia ciklonike Hinnamnor e ka goditur Korenë e Jugut që në fillim të kësaj jave me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.
Mijëra banorë janë evakuuar nga banesat e tyre në disa rajone, ndërkohë që sipërfaqe të mëdha toke janë nën ujë. Autoritetet vlerësojnë se situate është alarmante, ndërkohë që dëmet materiale janë të pallogaritshme. (A2 Televizion)