
Therese Coffey, zëvendëskryeministre e Britanisë, ka zbuluar planin e qeverisë së re për krizën energjetike, duke bërë të ditur se do të vendoset tavan për çmimet.
“Për sa i përket energjisë, ky është një kombinim i mbështetjes për familjet dhe bizneset, por edhe i mbështetjes, përmirësimit të industrisë sonë energjetike, për t'u siguruar që të kemi energji të mjaftueshme në të ardhmen.
Pra, propozimet si afatshkurtra ashtu edhe afatmesme apo afatgjata do të përcaktohen këtë javë. Kështu konfirmoi kryeministrja. Mund ta kuptoni që ajo ka vetëm pak orë që po shërben si kryeministre. Ndërsa ne kemi punuar për planet në prag të kësaj ngjarjeje të mundshme.
Mendoj se është e rëndësishme që të gjitha gomat të jenë gati, siç aktualisht janë, për t'u siguruar që të kemi një propozim të fuqishëm energjie në mënyrë që, siç them unë, të mund të vendoset për të ndihmuar familjet dhe bizneset. Detajet e këtij plani do të prezantohen këtë javë”, tha Therese Coffey, zëvendëskryeministre e Britanisë. (A2 Televizion)