
Pas 1 viti, ku në vend ka qarkulluar kryesisht vetëm virusi Covid-19, këtë vjeshtë pediatria e Korçës po përballet me fluks në rritje të vizitave të pacientëve në moshë pediatrike.
Ky shtim i dedikohet qarkullimit në vend edhe të virozave të stinës, si dhe zhvillimit normal të shkollave, ku nxënësit janë në kontakt me njëri-tjetrin.
Mes rasteve të paraqitura për ndihmë mjekësore ka pasur edhe fëmijë me Covid, por që në total përfaqësojnë raste të rralla krahasuar me fluksin.
Por ajo që shihet si shqetësim nga mjekët është fakti që në dimër pritet të ketë një bashkërendim të viruseve, duke sjellë forma të komplikacioneve që zakonisht shfaqeshin në muajt shkurt dhe mars.
Në pediatrinë e Korçës, aktualisht, janë të shtruar 20 fëmijë, ndërkohë shtrimet ditore variojnë nga 5 deri në 10 fëmijë të moshave të ndryshme. (A2 Televizion)