
Buxheti i shtetit për vitin 2022 i ka dhënë Ministrisë së Bujqësisë afro 7.1 miliardë lekë për investime direkte në zhvillimin rural dhe sigurinë ushqimore.
Për herë të parë ministrja Frida Krifca tha se do të përfshihen në subvencionim edhe farërat dhe fidanët si dhe në skemën e naftës pa akcizë përfshihen edhe prodhuesit e ullinjve.
Për deputetët e opozitës, buxheti është i pamjaftueshëm, referuar fondeve që japin vendet e rajonit ndaj fermerëve.
Paketa fiskale e blerjes se prodhimeve nga pikat grumbulluese te fermeri me 0% TVSH dhe shitje të tyre te konsumatori me 20%, sipas deputetëve të opozitës do të shkaktoj rritje të mëtejshme të çmimeve (A2 Televizion)