Mbi 30 vite pa investim, nxënësit mësojnë në një shkollë ngrehinë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 11:53 | Aktualitet
Mbi 30 vite pa investim, nxënësit mësojnë në një

Kjo është shkolla e Shëngjergjit në bashkinë e Maliqit. Nëse dikush do ta vlerësonte nga pamja e jashtme do të gabohej, pasi nga brenda është shumë herë më keq.

40 fëmijë në fshatin Shëngjergj zhvillojnë procesin mësimor në një godinë të amortizuar dhe madje të rrezikshme. Nxënësit kanë ftohtë, uji u vjen i ndotur, për të mos folur më pas për tavanet e prishura apo tualetet e frikshme.

Pa asnjë zgjidhje janë prindërit e tyre të cilët detyrohen t’i sjellin çdo ditë fëmijët në këtë ngrehinë vetëm që të mos mbeten pa shkollë.

Në 31 vite demokraci, kjo shkollë nuk ka parë investim, përjashto ndonjë meremetim të vogël. Ndërsa premtimet nuk mungojnë se shkolla një ditë do të bëhet më e bukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos