
Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri është hedhur në diskutim ideja se mund të duhet një “green pass”, një certifikatë vaksinimi, për të hyrë në bare dhe restorante. Si është pritur ky opsion nga shoqata e bareve dhe restoranteve në Shqipëri?
Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN Enri Jahaj, kryetari i shoqatës së bar-restoranteve.
“E kemi thënë që më herët, që në fillim të verës, për t’u bërë gati për sezonin e ri të valës së re të pandemisë, do të ishte e udhës që të vendosej “green pass” në përdorim dhe të hapeshin edhe lokalet e natës, kjo duhej të shoqërohej me heqjen e orës policore dhe mbyllja e detyruar e bizneseve për bizneset. Ne e kemi propozuar më herët këtë. Problemi sot është se diskutohet që përveç orës policore të vendoset edhe “green pass”. Në vende si Shqipëria është e pamundur.
“Megjithatë, unë e quaj një shashkë të momentit. Edhe ministrja e di shumë mirë që nuk mund ta aplikojë një vendim të tillë”, theksoi Jahaj. (A2 Televizion)