Meksika i ka kërkuar ndihmë administratës së Presidentit Joe Biden për të ndaluar fluksin e armëve kontrabandë që hyjnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria e Meksikës thotë se 70% e krimeve me armë zjarri që ndodhin në vend, janë të lidhura me armë që vijnë nga SHBA.
Fabían Medina, ministër i Jashtëm i Meksikës, u shpreh të martën se kanë hyrë kontrabandë të paktën 2,5 milionë armë të jashtëligjshme, gjatë 10 viteve të fundit.
“Qeveria meksikane do t’i propozojë disa veprime specifike autoriteteve amerikane, përfshirë inspektime të mjeteve në kufi, si dhe përdorimin e teknologjisë për të ndaluar trafikimin e armëve”, tha Medina në një forum “online”. (A2 Televizion)