Jo shumë larg nga stacioni i policisë, një 70-vjeçar në Itali përplasi Ferrarin e tij 135 mijë euro me një pemë duke e shkatërruar.
Sipas mediave italiane, i moshuari kishte marrë edhe një kameraman për ta filmuar atë teksa drejtonte Ferrarin e vitit 1991 me shpejtësi, por vetëm pas dy xhirove, ai humbi kontrollin dhe makina u përplas me pemën.
Zhurma e shkaktuar nga përplasja bëri që policia të mbërrijë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i moshuari u dërgua në spital me plagë të lehta. (A2 Televizion)