Nga sulmet kibernetike tek kontrolli në MEK, Rama mesazh për SHBA nga Vilnius

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 19:42 | Aktualitet
Nga sulmet kibernetike tek kontrolli në MEK, Rama mesazh për SHBA nga

Kryeministri Edi Rama, në Vilnius të Lituanisë, foli edhe për prezencën e organizatës MEK në Shqipëri dhe për sulmet kibernetike nga Irani, duke mos i kursyer kritikat edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk po bën aq sa duhet për ta ndihmuar Shqipërinë për të shtuar sigurinë kibernetike. “Kur nuk je më në lajme, duket se nuk je më problem”, është shprehur Rama.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin MEK, grupin opozitar iranian që janë një kafshatë e fortë me thënë të drejtën, sepse përndryshe ata do të ishin masakruar në Irak nga shërbimet sekrete iraniane dhe na u kërkua që të shpëtojmë jetët e tyre dhe shpëtimin e jetëve shqiptarët e kanë në ADN-në e tyre dhe kjo është parë në histori dhe i vetmi vend në Europë me popullatë më të madhe hebreje, sepse të gjithë ata u  ndjenë të sigurt në Shqipëri. Ne vend që të largoheshin nga vendi, po vinin gjithnjë e më shumë në Shqipëri dhe asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve dhe ne ishim shumë të lumtur që të prisnim 500 mijë refugjatë që i shpëtonin pikërisht spastrimit etnik në Kosovë nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit, i hapëm dyert për afganët nga Kabuli. Mijëra prej tyre erdhën dhe u shpëtuan në Shqipëri. Pra, ne bëmë po të njëjtën dhe me këtë grup opozitar iranian, por nuk është e njëjta në sensin, në kuptimin e rrezikut sepse janë opozita iraniane, megjithëse marrëveshja ishte e qartë që ata do të qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike kundër regjimit. Fatkeqësisht, disa gjëra ndodhën dhe ne u sulmuam me një sulm në shkallë të gjerë, shumë i avancuar sa i përket shërbimeve kompjuterike dhe tashmë ishim një vend kryesor në Europë që jepnim shërbime online dhe ne u prekëm dhe për të rritur pikërisht sigurinë tonë kibernetike, na kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe nga Senati, por kjo nuk është tashmë në lajme dhe kur nuk je në lajme, nuk je më problem dhe ne po përpiqemi që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar sigurinë tonë kibernetike, por nuk është e lehtë.

Rachel Rizzo: A po bëhen hapa konkretë në këtë drejtim?

Kryeministri Edi Rama: Nga pala amerikane po thua?

Rachel Rizzo: Meqë po flisnit për paratë nga Kongresi.

Kryeministri Edi Rama: Varet çfarë do të thotë kuptimplotë për ju dhe çfarë mbështetje po marrim. Po regjistrohemi apo jo? Po na shohin? Jo, nuk janë mbështetës të plotë aq sa ne do të donim, le ta themi hapur dhe me këtë mund të bëjnë ç’të duan me këtë deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos