Dy klupet legjendare turke Beshiktash dhe Gallatasarai, të cilat luajnë një nga derbit më të zjarrtë në futboll, janë futur “në luftë” prej transferimit të një futbollisti shqiptar.
“Luanët” e Stambollit nuk e kanë kapërdirë lehtë transferimin e ish-mesfushorit të tyre, Milot Rashica te “Shqiponjat e Zeza” si nga ana sportive, por edhe nga prezantimi që Beshiktash i bëri yllit të kombëtares së Kosovës.
Pak pasi zyrtarizoi kalimin e Rashicës nga Noruiç, Beshiktash nxitoi të publikonte edhe videoprezantimin e futbollistit që bleu për 5 milionë euro.
Në videon e gjigandit turk, Rashica shihet i ulur mbi një ballkon në qendër të Stambollit, duke pirë çaj rusi dhe më pas ecën përgjatë rrugës që e çon në stadiumin e klubit bardhezi.
Por, është pikërisht mënyra sesi videoprezantimi nis ajo që nxitur reagimin e ashpër të ish-klubit të Rashicës, Gallatasarait.







Klubi verdhekuq ka reaguar ashpër me një komunikatë për mediat, pasi videoja nis me pamje me dron mbi stadiumin e Gallatasarajit, në momentin kur aty është zhvilluar një protestë që ishte organizuar nga FETO.
Organizata gyleniste në Turqi është shpallur si terroriste nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ndaj drejtuesit e Gallatasarajit nuk e kanë kapërdirë lidhjen që rivalët e tyre i kanë bërë me FETO-n.
Në një komunikatë për shtyp, kampionët e Turqisë e kanë cilësuar këtë një lojë të ndyrë nga ana e Beshiktash.
“Ne do të kërkojmë llogari për këtë lojë të pistë! Klubi ynë do ta bëjë këtë deklaratë për herë të parë dhe të fundit për shkak të spekulimeve të vazhdueshme në lidhje me imazhin e përdorur në videon e shpërndarë sot nga Beşiktaş JK. Klubi Sportiv Galatasaray është një klub sportiv që ishte djepi i heronjve që dhanë jetën për këtë vend dhe u themelua prej tyre. Kushdo që përpiqet të tregojë Galatasaray-n, fytyrën e ndritur të Republikës, krah për krah një organizate terroriste gjakatare që po përpiqet t’i shkaktojë dëme të mëdha këtij vendi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, është kryesisht klient. Ata që përpiqen të përfshijnë një klub sportiv në këto çështje nuk ndryshojnë nga tradhtarët që përpiqen të përçajnë shoqërinë dhe të kthehen kundër njëri-tjetrit. Ne do të qëndrojmë kundër kujtdo që përpiqet të fusë tradhtinë, jo konkurrencën, në sportin turk. Ne do t’i kërkojmë kujtdo që ka nënshkruar nën këtë video të shpërndarë të japë llogari për këtë lojë të ndyrë që ka luajtur. Klubi Sportiv Galatasaray190!” (A2 Televizion)
Reagimi i Gallatasarait