Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon mbi 700

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 09:08 | Kosova
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon mbi 700

Vijon të shënojë rritje numri i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 263 raste të dyshuara për Covid-19, prej të cilave 34 kanë rezultuar pozitive.

Me shifrat e fundit të publikuara nga autoritetet, numri i përgjithshëm i personave të infektuar nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 703.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti dhe qytetet më të prekura janë Gjilani, Prizreni dhe Ferizaj.

Që nga dita e rastit të parë të konfirmuar me koronavirus, në Kosovë kanë humbur jetën 19 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin sëmundje bashkëshoqëruese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos