Më pak të rinj, dëshirë e shtuar për t’u larguar, probleme të shumta të mbartura e alternativa të pakta, gati inekzistente. Ky pohim që shoqëron shumëkënd jo vetëm në ‘’8 Dhjetor”, Ditën Kombëtare të Rinisë, është “kambanë alarmi” për shkak të hemorragjisë nga largimet.
Vetëm në 6 vitet e fundit, numri i të rinjve deri në 24 vjeç është pakësuar me mbi 38 mijë, duke prekur këtë vit nivelin më të ulët historik. Fenomeni i largimit të kësaj grup-moshe në fakt e ka zanafillën fill pas vitit 1990, që nëse do i referoheshin të dhënave nga Instituti i Statistikave, do përbënin gati gjysmën e të larguarve në 30 vite.
Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të rritet, duke u rritur me 2,4 vite vetëm në harkun e viteve 2016-2020. E përkthyer në ekonomi kjo do të thotë më pak krahë pune, rrudhje e të ardhurave e më shumë pensionistë e pagesa nga buxheti i shtetit. Kjo është fotografia e Shqipërisë së 31 viteve demokraci. (A2 Televizion)