
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur për mediat pas ndeshjes me Anglinë, në të cilën ekipi ynë humbi me rezultatin 0-2.
Sylvinho tha se lojtarët e Kombëtares shqiptare bënë një paraqitje shumë të mirë, por sipas tij, Anglia është një skuadër e një tjetër niveli që synon të fitojë edhe Kupën e Botës, shkruan A2 CNN.
Teksa tha se Shqipëria do të përgatitet për fazën e Play-Off, Sylvinho shtoi se ende nuk ka informacion për gjendjen e Armando Brojës, i cili u dëmtua në fushën e lojës ditën e sotme
“Në fakt nuk ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim, por kemi luajtur me një nga ekipet më të mirë në botë. Lojtarët tanë kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Një organizim shumë i mirë i ekipit, por ata janë një ekip i pabesueshëm, shumë nivel i lartë. Janë një ekip që shpreson të shkojë në finale dhe të fitojë edhe kupën e botës. Do duhet të presim patjetër shortin javës tjetër, por çdo gjë është e mundur sigurisht dhe do të duhet të përgatitemi për atë që na pret në Pay-Off.
Kemi bërë 70 minuta shumë të mira. Ata kanë nivel të tillë lojtarësh që për 10 minuta ‘të vrasin’ të shënojnë 3-4 gola dhe më pas t’i nuk ke çfarë të bësh më. Mendoj se lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë dhe tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e Play-Off. Përsa i përket Brojës, nuk kam folur akoma me lojtarin apo doktorin, por shpresoj që ai të kthehet në fushën e lojës”, tha mes të tjerash Sylvinho. (A2 Televizion)
