
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 8 raste të reja nga 3265 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje si pasojë e komplikimeve nga COVID-19.
Po ashtu, autoritetet kanë regjistruar 72 pacientë të shëruar për një total prej afro 150 mijë pacientësh që e kanë mposhtur koronavirusin.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë është 155.624, numri I të shëruarve është 149.862 kurse I viktimave mbetet në 5.475. Për momentin shënohen 287 raste aktive ndërsa numri i viktimave mbetet 5,475 (A2 Televizion)