8 viktima dhe dhjetëra të plagosur për shkak të borës në Japoni

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 08:01 | Bota

Reshjet e dendura të borës në veri dhe perëndim të Japonisë kanë shkaktuar 8 viktima dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë që nga 17 dhjetori. Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë vigjilentë për stuhitë e dimrit që priten gjatë ditës së sotme.

Në disa nga zonat rurale në Hokkaido të Japonisë, bora ka arritur në 1 metër e 61 centimetra. Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo tha se do të pezullojë trenat që lidhen me kryeqytetin e Hokkaido, Sapporo.

Zyrtarët e motit u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga daljet jothelbësore deri të hënën më 26 dhjetor, pasi bora e madhe mund të prishë trafikun dhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos