Stuhi e rrallë dimërore në SHBA, Nju-Jorku e disa shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 07:40 | Bota
Stuhi e rrallë dimërore në SHBA, Nju-Jorku e disa shtete shpallin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një valë e rrallë stuhie dimërore. Shteti i Nju-Jorkut së bashku me Xhorxhian, Kentakin, Misurin, Maryland-in, Karolinën e Veriut dhe Oklahomën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedenta të dimrit që mediat amerikane i kanë quajtur "ciklon bombë", ose " Snowmaggedon".

Temperaturat akullnajore priten të kapin majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming.

Mbi 2300 fluturime u anuluan në orën 20:30 të mbrëmjes mes shqetësimit të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.

Stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmet e motit të fundjavës, përpara ditëve më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

Alarmet shtrihen nga bregu në bregdet dhe arrijnë në jug deri në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida, shteti Sunshine. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos