
Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 301 raste pozitive me koronavirus nga 2325 testime. Numri më i madh i rasteve pozitive janë në Prishtinë me 127 infeksione, ndjekur nga Ferizaj me 19 dhe Podujeva me 18.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi gjithashtu për 8 viktima, për një total prej 1479 vdekjesh.
Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është afro 59 mijë infeksione. Prej tyre 5991 raste janë ende aktive. (A2 Televizion)