Maqedoni e Veriut, 8 viktima dhe 196 të prekur nga koronavirusi në 24 orë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 17:47 | Ballkani
Maqedoni e Veriut, 8 viktima dhe 196 të prekur nga koronavirusi në 24

Një tjetër bilanc i hidhur ditor nga pandemia e covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

8 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit ndërsa të infektuarit e rinj janë 196, më shumë se çdo ditë tjetër. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin kryer 1213 testime.

Numri total i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut shkon në 3895, ndërsa humbjet e jetëve janë 179. Mes të infektuarëve është edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, i shtruar në spital, por në gjendje të qëndrueshme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos