Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut, por gjendja e jashtëzakonshme nuk zgjatet

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 18:07 | Ballkani
Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut, por gjendja e

Maqedonia e Veriut regjistron sërish shifra të larta në pandeminë koronavirus. Në 24 orët e fundit u raportuan 164 raste të reja me Covid-19, shumë prej tyre në qytetin e Shkupit.

Gjithashtu, në ditën e fundit dhe dy pacientë humbën jetën. Në total Maqedonia e Veriut regjistron mbi 3700 të prekur nga koronavirusi i ri dhe 171 viktima. I lartë është dhe numri I rasteve aktive, mbi 1800 të tillë.

Pavarësisht këtij shpërthimi të ri të pandemisë, autoritetet nuk do të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, e cila skadon të shtunën.

Presidenti, Stevo Pendarovski vlerëson se nuk është e nevojshme shtyrja e mëtejshme dhe se nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga qeveria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos