80 çifte martohen njëkohësisht në kishë

Nga A2 CNN
9 Prill 2023, 21:44 | Lifestyle

80 çifte u martuan të dielën e Pashkëve në një kishë në jug të Johanesburgut të Afrikës së Jugut.

Në një ceremoni gjigante, kisha u mbush nga vellot e bardha, ndërsa çiftet i thanë po njëri-tjetrit në një ditë të shënuar si ajo e Pashkëve.

Kjo është ceremonia më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Afrikën e Jugut, të paktën që prej rënies së pandemisë së Koronavirusit, e cila ngriu gjithçka.

Vitin e kaluar, në 60 vjetorin e kësaj kishe, u zhvillua një tjetër ceremoni gjigante ku u martuan 53 çifte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos