Aktori veteran, Anthony Hopkins, shkruan historinë. Në moshën 83-vjeçare, ai u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”.
Por, aktori uellsian harroi të futej në Zoom për të dhënë fjalimin e falënderimit, pasi ishte shumë i zënë duke pikturuar në dhomën e tij të hotelit.
Ishin familjarët e tij ata që e njoftuan se çfarë po ndodhte dhe e kujtuan që të lidhej me Zoom.
“Nuk e dija që kisha fituar. Po pikturoja në dhomën e hotelit ku po qëndroj kur më telefonuan. Është diçka e mrekullueshme, nuk e prisja kurrë të më ndodhte diçka e tillë në këtë moshë”, tha Hopkins.
Filmi “Nomadland” ishte fituesi më i madh i çmimeve britanike BAFTA, me 4 vlerësime, përfshirë edhe atë të “Filmit më të mirë të vitit”.
Drama amerikane, me protagoniste aktoren Frances McDormand, mori edhe çmimin e aktores më të mirë, regjisorit më të mirë dhe kinematografisë më të mirë. (A2 Televizion)
Anthony Hopkins në filmin "The Father" Anthony Hopkins harroi të futej në Zoom për të marrë virtualisht çmimin