
Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur sërish aplikimet për hetues. Lajmi është bërë me dije edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka bërë thirrje për të aplikuar.
“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues.
BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI.
Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit & krimit të organizuar në ??. Nëse keni aplikuar në raundin e 1, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar & dëshira për të shërbyer vetëm do t'ju ndihmojnë”, shkruan Ambasada në Tëitter. (A2 Televizion)