Parashikimi i motit: 12 prill 2021

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 07:03 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 12 prill 2021

Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë gjithë ditës në të gjithë Shqipërinë, por pa mundur të prodhojnë reshje ditën e sotme.

Temperaturat e ajrit do të rriten duke variuar nga 4 në 13 gradë celsius gjatë mëngjesit; me gjithë prezencën e vranësirave sot edhe vlerat termike të mesditës do të rriten në pjesën më të madhe të vendit duke bërë që vlerat maksimale në territor të luhaten nga 15 në zonat malore deri mbi 21 gradë, në jugperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë, por mesatare dhe rrallëherë e fortë në bregdet nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të variojë nga 2 deri 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos