
8.4 milionë paund është financimi më i madh zhvillimor i bërë ndonjëherë nga qeveria britanike në vendin tonë.
Dhe ky projekt është menduar të zhvillohet pikërisht në qarkun e Kukësit, qark ky që është goditur më së shumti nga fenomeni i emigrimit dhe që aktualisht renditet ndër qarqet më të varfër në vend.
Nxitja dhe krijimin e mundësive për punësim dhe natyrisht frenimin e emigracionit të paligjshme drejt Britanisë është qëllimi i këtij projekti dhe mesazhin ambasadori britanik në vendin tonë e ka dhënë në gjuhën shqipe.
Projekti do të zgjasë deri në mars 2026, ndërsa do të funksionojë përmes një zyre të ngritur në qytetin e Kukësit. (A2 Televizion)