Protesta për shembjen e Teatrit: "SPAK palë me mafian". Budina i përgjigjet edhe Yuri Kim

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 11:39 | Aktualitet
Protesta për shembjen e Teatrit: "SPAK palë me mafian".

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një protestë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për zvarritjen e hetimeve për shembjen e tij. Protesta nisi me një himn për Teatrin, ndërsa aktori dhe regjisori Budina akuzoi SPAK-un se është bërë palë me pushtetin dhe mafian. Ai theksoi se protestat do të vazhdojnë derisa ky institucion të reagojë dhe Teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte. Ai iu përgjigj edhe deklaratës së ambasadores amerikane një ditë më parë, ku apelonte për frikësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Jemi sot këtu pas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë të këtij vendi nuk do të përkulemi para dhunës së psuhtetit dhe mafies. Kemi rreshtuar kallëzimet që kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë jo brenda vendit, por edhe jashtë tij derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin të shporret dhe derisa Teatri të ndërtohet atje ku ishte dhe siç ishte. Kemi dëgjuar dje që mos e frikësoni SPAK-un; mos i kërcënoni gjyqtarët e prokurorët. Ne nuk kërcënojmë askënd  por jemi të dhunuar dhe kemi të drejtën të ngrihemi të kërkojmë. Përse pas 2 vjet e 9 muajsh të kallëzimit të parë SPAK nuk reagon, por është bërë palë me mafian, dhe sheshi i Teatrit Kombëtar shërben vetëm për pastrimin e parave. Ne jemi këtu për t’i thënë që nuk do t’i ndahemi SPAK dhe nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie dhe nuk do të lodhemi duke ardhur përditë në SPAK, derisa ai të reagojë apo të ketë guximin të mbyllë hetimet. Por nuk ka guxim se është në shërbim të mafies. Ne do të vazhdojmë protestat tona deri sa të realizohet qëllimi ynë; Teatri aty ku ishte dhe siç ishte”.

https://a2news.com/2022/10/12/foto-protesta-per-teatrin-kombetar-kallezimet-lihen-ne-dere-te-spak/

Edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj shigjetoi shoqërinë civile që nuk ka përkrahur protestën për tetarin, me arsyetimin se është palë me pushtetin dhe paratë.

Përshëndes ata që na shohin nga lokalet e nuk begenisin të vijnë këtu, përshëndes edhe këta që na shikojnë nga xhamat këtej nga mbrapa, por një përshëndetje të veçantë e kam për atë që quhet shoqëri civile që është kaq e mirë, kaq e urtë, kaq elegante me pushtetin e gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka se ashtu e kanë hallin ata. Kemi 5 vjet që rropatemi, për Teatrin se ra Teatri ta gëzoni demokracinë, diktaturën”.

Kurse avokatja e Aleancës Adriana Kalaja, premtoi që nuk do ta lejojnë Veliajn që të kandidojë për një mandat të tretë për Tiranën, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të zgjedhë mes mafias dhe qytetarëve.

“Sheshi i Teatrit ka qenë e mbetet skenë krimi. Nuke dëgjojnë Veliajn këta të SPAK-ut, e dëgjojnë por janë nën presion të Ramës dhe krimit. Veliajt i garantoj në emër të aleancës që nuk do ta lejojmë të kandidojë për herë të tretë. Sa të vijë momenti të kandidojë do të jetë pas hekurave. Arrestoni Erjon Veliaj, ja ku i keni provat janë 30 dosje që administrohen nga aleanca. Arben Kraja, Ervin Kondili dhe spak-istët e tjerë ta mendojnë mirë se ne nuk tërhiqemi. SPAK-u të ndajë mendjen është me mafian apo me qytetarët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos