85-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, arrestohet i biri si autor i dyshuar i vrasjes

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 15:44 | Kronikë
85-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, arrestohet i biri

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës, pasi dyshohet se ka vrarë babain e tij, 85 vjeç.

Policia thotë se ka gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasin Mitër Stasa, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi Andrea Stasa, 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos