30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në Patos

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 09:44 | Kronikë
30-vjeçari plagos me thikë nënën e tij në Patos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia njofton se një 30-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij 50-vjeçare. Nuk dihen ende motivet, ndërsa e lënduara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Fier, Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos