9 vdekje dhe mbi 650 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 16:06 | Kosova
9 vdekje dhe mbi 650 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova ka raportuar 680 raste pozitive me koronavirus nga 4086 testime të kryea në 24 orët e fundit. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 177 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar po ashtu 9 vdekje për një total prej 1915 fatalitetesh.

Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 93 mijë kurse i atyre aktive 14,307.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77,433 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos