Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë nga Covid-19, duke e çuar në 72 numrin total të personave që kanë ndërruar jetë. Viktimat janë një 57-vjeçar nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 76-vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese që kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ndërkohë, në 24 orët e fundit është shënuar edhe një rekord negativ i rasteve të reja, me 90 persona që kanë rezultuar pozitivë. (A2 Televizion)
90 raste të reja, preket një foshnjë 2-muajshe, 3 viktima në 24 orë
