602 euro në muaj, kostot e jetesës së studentëve në Shqipëri: Studiojmë dhe punojmë

Nga Armend Pire
17 Nëntor 2026, 15:57 | Sociale

602 euro i nevojitet një studenti për të përballuar jetesën në muaj. Qëndresa Qytetare prezantoi një raport të detajuar mbi kostot e të rinjve që ndjekin universitetin. Peshën kryesore të shpenzimeve e zë ushqyerja dhe strehimi ndërkohë që pak para shkojnë për shëndetin dhe shërbimet arsimore. Në këto kushte, rekomandimet janë për të lehtësuar barrën e shpenzimeve të studentët, aty ku kostot janë më të larta.

Buxhetin sipas raporti më së shumti ua mbulojnë familjet teksa në vitet e fundit është rritur numri I të punësuarve me kohë të plotë.

Klevis Ramaj është njëri prej tyre. Ai jeton së bashku me motrën në një shtëpi me qira, e për të mos rënduar familje, paradite studion e pasdite punon.

Pedagog dhe aktorë të tjerë të çështjeve studentore ngrenë alarmin se studentët duhet t’i përkushtohen literaturave e jo të kthehen në emigrant brenda vendit të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos