95 ditë në terapi intensive, takon bashkëshorten dhe shërohet!

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 19:43 | Bota
95 ditë në terapi intensive, takon bashkëshorten dhe

Tre muaj, saktësisht 95 ditë, qëndroi në terapi intensive një pacient i prekur me koronavirus në Brescia të Italisë.

Në një moment tejet të vështirëm kur të infektuarit i kishin munguar prej 3 muajsh të afërmit, mjekët marrin vendimin: ata lejojnë bashkëshorten ta takonte atë. Një takim, i cili duket se i dha forca këtij personi për të mposhtur virusin që u ka marrë jetën mbi 650 mijë personave deri tani në botë.

Siç raportohet nga “Giornale di Brescia”, ky pacient, të cilit nuk i bëhet publik emri dhe mosha, kishte qëndruar për një kohë të gjatë në respiratorë dhe nuk arrinte të përmirësohej. Më pas, vizita e bashkëshortes dhe gjithçka ndryshoi për mirë.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen pacientët me koronavirus të cilët kurohen në spitale është mungesa e të afërmve, të cilët për shkak të mundësisë tejet të lartë të infektimit në ambientet e spitalit, nuk lejohen të futen dhe të takojnë personin e infektuar.

Ky rast ishte një përjashtim, ashtu siç ka thënë edhe Gabriele Tomasoni, drejtuesi i pavionit ku ka qëndruar ky pacient. Ai është shprehur se vendimi ishte i vështirë dhe për të është konsultuar edhe me stafin e spitalit. Për fatin e tyre të mirë, fundi ishte i lumtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos