Tre persona u konfirmuan të vdekur, mes tyre edhe një fëmijë 9 muajsh, kur një avion i vogël u rrëzua në oborrin e një shtëpie në Utah të Shteteve të Bashkuara.
Avioni i tipit “Piper PA-32” kishte 6 persona në bord, 3 të rritur dhe 3 fëmijë, ai u përplas në tokë dhe menjëherë shpërthyen flakët. Për fat të keq 3 persona ndërruan jetë, ndërsa 3 të tjerët u dërguan në spital me plagë të rënda.
Po ashtu edhe një grua e moshuar, e cila ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes, ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Është ende e paqartë arsyeja e rrëzimit të avionit, ndërsa menjëherë ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)