I ftuar në A2 CNN sociologu dhe opinionisti Ergys Mërtiri flet mbi një debat i ndritur së fundmi në disa debate dhe shkrime mbi kapacitetin e shoqërisë shqiptare për të protestuar. Sipas tij, “shqiptarët nuk janë popull që ka predispozicion për t’u ngritur për të drejtat e veta, sepse i besojnë më shumë liderëve sesa të drejtës dhe sferës publike”, një refleks që sipas tij vjen nga diktatura komuniste, ku sfera publike shihej si diçka e huaj dhe e dyshimtë. Totalitarizmi sipas tij nuk bën të mendosh sipas vullnetit tënd, por me atë të partisë, dhe do të duhen vite që të zbehet kjo qasje. (A2 Televizion)
A dimë të protestojmë? Mërtiri: Nuk njohim sferën publike, mendojmë me kokën e partisë
